Categories Lajme

Ambasadorja shqiptare në Greqi viziton Janullatos, ja si shfaqet gjendja shëndetësore

Ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajadaraga, ka vizituar ditën e sotme kryepeshkopin Janullatos, i cili ndodhet në spitalin “Evangjelizmos”, pas infektimit me Covid, I ndodhur në spital, kryepeshkopi kërkoi të takojë nga afër ambasadoren, e cila e vizitoi duke i përcjellë urimet e gjithë popullit shqiptar për shërim të shpejtë.

Kryepeshkopi falënderoi ambasadoren për interesimin dhe shprehu bindjen se edhe kjo sprovë do të kalojë dhe njerëzimi do dalë fitimtar ndaj pandemisë së Covid 19. Ditën e sotme ai shprehu mirënjohjen e sinqertë për mjekët, infermierët dhe njerëzit që edhe një herë shprehën dashurinë e tyre me lutje për të.

“Mos ki frikë, vetëm beso”, tha kryepeshkopi. Kujtojmë se Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos rezultoi pozitiv me Covid 19 disa ditë më parë, dhe u dërgua me helikopter ushtarak drejt Greqisë, pasi mjekët shfaqën shqetësim për gjendjen e tij, për shkak të moshës por edhe sëmundjeve me të cilat është përballur më herët. Ka qenë kryeministri grek Mitsotakis ai që ka firmosur urdhrin e transportimit të Janullatosit me helikopter ushtarak drejt Greqisë, duke dëshmuar dhe njëherë tjetër se të paktë janë ata që kanë besim në sistemin spitalor në vendin tonë. 91-vjeçari Janullatos në muajin Qershor të këtij viti, iu nënshtrua një operacioni në zemër, duke bërë që të jetë më i rriskuar nga komplikacionet Covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME