Prej disa ditësh vëmendjen në emisionin “Përputhen” e ka marrë fotoja e publikuar në Instagram nga Arjoni, ku shihej Ana dhe ai në shtrat. Ana foli lidhur me këtë dhe dha deklratatën e saj, ku u shpreh se:
“Dua të jem shumë e fortë dhe u bëj thirrje vëllezërve që të mos bëjnë gabime e të mos pendohen si unë. Unë jam treguar e drejtë. Po foto është e vërtetë. Dua të sqaroj të gjithë situatën nga fillimi dhe ndjesë për të gjitha emocionet. Ka qenë ai që më ka thënë hajde dhe unë kam shkuar.
Për sa i përket fotos, kam qenë në gjumë dhe e pavetëdijshme. Ka qenë një natë që djali ka qenë pa terezi dhe shkova ta takoja. Më datë 3 nëntor ishte para takimit të dytë, aty shikohet që kam qenë me rroba. Fotoja është bërë në shtëpinë e Arjonit, se jemi në një lagje.
Ai ka qenë sëmurë dhe i thashë që po kaloj që tët sjell ndonjë ilaç dhe shkova të bisedoja, më ka zënë gjumi. Duhet të më ketë zënë gjumi se shkova tek ora 1 2. Kjo ka qenë e qëllimshme nga ana e Arjonit. Kur më ka zënë gjumi ka qenë ora 5 e mëngjesit. S’ka pasur asnjë marrëdhënie intime, pavarësisht se fotoja ka treguar shumë”
I vetmi reagim që kishte bërë Arjoni, ishte një video në Instagram në italisht, ku thonte se:
“E dija që do të thoshte ashtu, por nuk e kuptoj pse gënjen kur e vërteta është krejt ndryshe. Kam bërë gabimin më të madh të dashurohem me një vajzë si ti. Kam bërë gabimin më të madh që hodha poshtë një vajzë si Tea, që është shumë më e mirë se sa ajo. Megjithatë i kërkoj shumë ndjesë familjes së saj, nënës dhe vëllezërve të saj për l ëndimin që i kam shkaktuar, por gjërat nuk janë si i thotë Ana.
Ashtu si jua ka thënë juve, sepse unë i di gjërat tamam siç janë dhe do t’jua shpjegoj kohë pas kohe,” tha Arjoni. Familjes së saj, të afërmeve dhe vëllezërve u drejtohem një falje. E bëra këtë video sepse pashë se ajo kishte një regjistrim. Unë thjesht i thoja: Sillu si duhet, jo sillu si du unë. I premtova familje, i thashë dalim nga programi dhe vazhdojmë romancën jashtë. Dhe ajo hiqet… s’e kuptoj pse shtiret.
Dhe kështu, rashë në dashuri me një person të gabuar. Por nuk kam frikë tani për të treguar të vërtetën. Pas kamerave rrinte me mua, më puthte, më përqafonte, çdo gjë e bënim bashkë. Por pse s’e bënte para kamerës? Më vjen keq që jashtë programit ngel gjithmonë personi i gabuar.”
Një javë pas publikimit të fotos që bëri shumë bujë, ku shihet Ana duke fjetur në të njëjtin krevat me Arjonin, ky i fundit ka pranuar të jetë pjesë e programit për të dhënë sqarime ashtu si edhe Ana ka bërë nëpërmjet lidhjeve live në puntatat e kaluara të “Përputhen”.
Nëpërmjet një lidhje direkte, Arjoni është shprehur se ndihet i trazuar nga e gjithë sa ndodhi dhe ka deklaruar gjëra të cilat Ana i ka mohuar më herët.
Arjoni ka treguar se Ana nuk është njësoj si brenda në studio dhe jashtë saj. Ai rikujton një moment ku të dy nisën të kërcenin në studio dhe në pak momente e ndaluan. Arjoni thotë se arsyeja është se Ana kishte frikë se ai e puthte e kështu do të merrte fund gjithçka.
-Ku të mbeti qejfi në të gjithë histori?
Arjoni: Sjellja e saj jashtë dhe sjellja e saj në studio, vetëm po u pa me sy besohet. Komplet e pabesueshme, kam pasur shumë vështirësi ta kuptoja si ishte. Do të cek një moment kur kemi kërcyer në studio dhe u justifikuam sikur Ana nuk ndihej mirë, dhe nëse e shikoni mirë e pyes pse e vure buzëkuqin e kuq dhe fakti që ndaloj kërcimin ishte fakti se ajo mendoi se unë do e puthja në studio. Asaj i intereson karrigia, të vazhdoj emisionin deri në fund.
-Pse nuk donte këtë çiftin me ty?
Arjoni: Sepse donte të vazhdonte emisionin. Unë i kam thënë ta lemë, i kam thënë shumë herë. Ajo nuk ka dhënë premtim por përmendte fjalë si psh: Dalim çift nga aty, gjona shumë të bukura, kur një njeri i dëgjon janë shumë interesante. I kam thënë që nuk e di sa të vërteta i thua po janë fjalë shumë të rënda dhe dua ti besoj, por në fund e kam kuptuar që nuk ishin asgjë.
-Pse e publikove tani foton?
Nuk dua të ndërhyj në çifte të tjera, doja të nënvizoja të vërtetë, dhe të dali ai person dhe të mos vazhdoj me atë qëllimin e vet. Ajo është një femër shumë dinake. I besova!

