Me anë të një postimi në faqen zyrtare te Bashkisë Vlorë, është bërë më dije ecuria e një prej aktiviteteve më të rëndësishme të Projektit të KE Romacted. Postimi citon :” Situata e vështirë e krijuar prej pandemisë së Covid -19 nuk ka zbehur dëshirën e anëtarëve të komunitetit Rom të Njësisë Administrative Novoselë dhe Shushicë për të ndjekur me seriozitet aftësimin profesional në kurset përkatëse në kuzhinë, berber, parukeri, estetikë, manykyr-pedykyr, autoservis, mobileri, rrobaqepësi dhe hidraulik.
Fal partneritetit tonë me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Vlorë dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive mundëm të realizojmë me sukses këtë proces të vështirë. Rreth 20 antarë të komunitetit Rom rezultojnë të regjistruar si punëkërkues dhe po aftësohen profesionalisht për t’ju drejtuar denjësisht tregut formal të punës. Një pjesë e kursantëve u pajisen me sete pajisjesh te vogla. Kjo do t’i ndihmojë të ushtrojnë profesionin e ri pranë komunitetit të tyre.”


