Në Emisionin e “Për’puthen”, i cili ka thyer rekorde shikueshmërie, prej dy javësh bën pjesë edhe Panajot Karasani. 23-vjeçari nga Dibra u prezantua si “serioz” duke thënë se është duke kryer masterin për shkenca ekonomike dhe po menaxhon bizneset e familjes.
Por, deri më tani nuk ka përmendur pjesën që dikur ka qenë pjesë e videoklipit të Kallashit. Edhe pse dukej i turpshëm dhe i “numëronte” fjalët që thoshte në hyrjen e tij, i riu siç duket nuk qënka aq i turpshëm. Në videon që ilustrohet në vijim, 23 vjeçari për videoklipin e Kallashit është veshur elf dhe ka vendosur një litar në qaf.
