Categories Lajme

Angli/ 500 euro për këdo që rezulton pozitiv me Covid dhe vetëizolohet në shtëpi

Kush rezulton pozitiv me Covid-19, në Angli është propozuar nga ministrat që të marrë një shumë financiare prej 500 euro. Ky është hedhur thjesht si një propozim, i cili u vjen në ndihmë personave të cilët janë me mundësi të ulta financiare. Duke parë situatën nga Covid-19, edhe që një pjesë e njerëzve janë të mbyllur në shtëpi prej kaq kohësh, janë të detyruar të mbeten pa punë. Një burim i lartë nga qeveria thotë se, ky ishtë një propozim i diskutuar nga zyrtarë të lartë, por akoma nuk ishte konsideruar nga kryeministri.

Katie Razzall e BBC News night, thotë se ministrat janë të vetëdijshëm që vetë-izolimi është thelbësor për ndalimin e përhapjes së koronavirusit dhe “letra e opsioneve”, është hartuar nga nëpunësit civilë në DoH. Gjithashtu thuhet se shumë njerëz nuk po qëndrojnë në shtëpi, dhe ky vendim duhej marrë sa më parë.

Shtatorin e shkuar u bë një propozim, që kushdo që rezulton pozitiv me Covid-19 dhe vetëizolohet që të frenojë përhapjen e coronavirusit. Ndërsa tani një shumë prej 500 eurosh për person, që administrohet nga autoritetet locale dhe që financohet nga vetë qeveria, u vihet në dispozicion njerëzve me të ardhura të ulta.

Sekretari i Mjedisit George Eustice u shpreh për BBC Breakfast, se ishte “mjaft sfiduese” për disa njerëz që të vetë-izoloheshin plotësisht nëse ishin financiarisht të prekshëm dhe duhej të vazhdonin punën. “Ne kemi marrë parasysh të gjitha llojet e politikave në mënyrë që të sigurohemi që njerëzit të respektojnë rregullat, të jenë në gjendje t’i përmbahen rregullave dhe të ulim normën e infeksionit,” tha ai. Por kabineti para se të marrë një vendim lidhur me këtë çështje duhet të peshojë mirë argumentat pro dhe kundra kësaj çështje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME