Categories Kuriozitete

Anija fluturuese zhytet në det, “gjuetari” i UFO-ve publikon pamjet e momentit historik

“Gjuetari” i UFO-ve, Jeremy Korbel ka publikuar një video-dokumentar, që tregon një objekt të panjohur fluturues, duke u zhdukur në fund të detit në Kaliforni.

Sipas tij, video në fjalë është regjistruar nga një anije e Marinës Amerikane në brigjet e San Diego në korrik 2019 dhe tregon një objekt sferik të errët, duke fluturuar mbi oqean

“Ai ra në ujë“, tha një prej personelit ushtarak, pikërisht kur objekti misterioz dukej se po zhdukej në det. Pentagoni ka konfirmuar se imazhet janë kapur nga personeli ushtarak.

Ndërkohë mësohet se videoja do të rishikohet nga Task Forca e Pentagonit për Fenomenet Ajrore të Identifikuara (UAPTF), një program i vendosur vitin e kaluar për të “mësuar në lidhje me natyrën dhe origjinën e Fenomeneve Ajrore të Identifikuara”.

“Unë mund të konfirmoj që videoja është marrë nga personeli i Marinës dhe se UAPTF e përfshiu atë në hetimet në vazhdim”,  tha zëdhënësi i Pentagonit Susan Gaff për Thedebrief.

Në faqen e tij të internetit, Korbel thotë se anija e UFO-ve ishte e aftë të udhëtonte si në ajër ashtu edhe në ujë.

“Është shënuar në raportet e informacionit se anija sferike nuk mund të gjendej pasi hyri në ujë, se një nëndetëse u përdor në kërkim dhe nuk gjeti asgjë“, pretendon ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME