Categories Lajme

Anija me vela nga Katari lundron në Mesdhe, më 20 gusht vjen në Shqipëri

Një anije e vjetër katariane me vela po lundron aktualisht në vendet e  rajonit në një turne që quhet “Fatah Al Khair 4”. Deri tani ka vizituar  Turqinë dhe Greqinë dhe më 20 gusht 2019 do të mbërrijë në brigjet  Shqiptare.

Në vendin tonë, ndalesa e parë e anijes katariane me vela  do të jetë Saranda më 20 gusht 2019, ku pritet të mbërrijë në portin e  qytetit bregdetar shqiptar në orën 6 pasdite, duke valëvitur flamujt  kombëtarë të Shqipërisë dhe të Katarit. Me këtë rast, do të organizohet  një pritje e madhe në shëtitoren e qytetit. Banorët e Sarandës dhe të  pranishmit në këtë pritje do të kenë mundësinë të hyjnë dhe të shohin  nga brenda anijen, ku do të njihen me vetë anijen si dhe me kulturën  detare të Katarit. Atyre do t’i shpërndahen edhe suvenire që  simbolizojnë Botërorin “Qatar 2022”. Pas qëndrimit dy ditor në  Sarandë, anija do të niset për në qytetin e Durrësit dhe do të arrijë në  portin e tij më 24 Gusht në orën 6 pasdite. Edhe në këtë qytet të  lashtë të historisë dhe kulturës shqiptare, do të ketë një pritje dhe  disa aktivitete argëtuese me banorët e qytetit dhe vizitorët e plazhit.

Më  datë 25 gusht, aktivitetet e lidhura me lundrimin “Fatah Al Khair 4” do  të transferohen në Tiranë. Për dy ditë, në sheshin “Skënderbej” në  qendër të kryeqytetit dhe tek parku i liqenit, do të zhvillohen disa  surpriza të këndshme dhe do të organizohen aktiviteteve kulturore dhe  sportive në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Këto aktivitete do të  jenë të hapura për të gjitha grupmoshat, gjatë të cilave do të  shpërndahen dhurata dhe suvenire me logo të Botërorit “Qatar 2022”.

Anija  e cila ka në bord 15 marinarë katarianë, ka dy vela dhe është e llojit  “Boom Safari” e punuar prej druri, me gjatësi 110 këmbë dhe gjerësi 27  këmbë, dhe ka kapacitet mbajtës prej 200 tonësh. Kjo anije konsiderohet  një muze në miniaturë që pasqyron trashëgiminë detare të Katarit.  Gjithashtu ajo është e pajisur me ekrane të mëdha për të prezantuar  stadiumet dhe përgatitjet e tjera të infrastrukturës sportive ku do të  mbahen ndeshjet e Botërorit të Futbollit “Qatar 2022”.

Lundrimi  “Fateh Al Khair 4” për vitin 2019 do të zgjasë katër muaj dhe do të  përshkruajë rreth 4400 milje, nisur nga Bosfori e deri në Xhenova të  Italisë. Konkretisht destinacionet e tij për këtë vit do të jenë pesë  vende të Mesdheut, përkatësisht Turqia, Greqia, Shqipëria, Kroacia dhe  Italia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME