Categories Lajme

Anija shqiptare u go dit me kundërtank në Libi, ishte e ngarkuar me ar më dhe mu nicione

Një anije shqiptare e përfshirë në thyerjen e embargos së armëve ndaj Libisë është goditur me kundërtank në Tripoli. Anija e ngarkuar me armë dhe municion ishte nisur nga Mersini i Turqisë drejt Libisë ku dhe është goditur nga forcat rebele të gjeneralit Khalifa Haftar.

Anija është goditur dy ditë më parë pas ankorimit në portin e Tripolit. Menjëherë është akuzuar Ankaraja për thyerje të embargos, por ajo ka mohuar që anija e goditur të jetë turke. Hetimet e nisura për zbardhjen e ngjarjes që krijon një incident diplomatik ndërkombëtar kanë zbardhur faktin se anija e përdorur për trafikun e armëve mes Turqisë dhe Libisë është shqiptare.

Anijes ”Ana” i është fshirë emri në bash dhe në kiç për të vështirësuar identifikimin e saj, por hapja e AIS-it ka çuar në zbulimin e saj. Burime nga ekuipazhi i anijes shqiptare bëjnë të ditur për TCH se ata janë larguar nga anija në Turqi dhe pas kësaj mjeti lundrues është pajisur me një ekuipazh turk që ka marrë përsipër lundrimin e radhës. Edhe autoritetet shqiptare janë përfshirë në hetimet mbi rastin dhe rolin e pronarit të anijes në këtë thyerje të embargos së armëve me Libinë. Goditja e anijes ka shkaktuar panik në portin e Tripolit dhe për shkak të pranisë së depozitave të shumta me karburant dhe gaz, si dhe sulmeve të tjera që mund të ketë nga forcat e Haftarit.Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME