Categories Bota, Lajme

Pamje shokuese në Australi: Treni me pasagjerë del nga shinat dhe shkëputen vagonat

Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pasi një tren me 160 pasagjerë doli nga shinat në hekurudhën ndërmejt Sidneit dhe Melburnit.

Treni i pasagjerëve i cili mund të arrijë shpejtësinë deri në 160 km / orë doli nga shinat pak para orës 8 të mëngjesit afër qytetit të Wallan, 50 km në veri të Melburnit.

Policia e Viktorias tha që dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes kur treni doli nga shinat dhe vagonat u shkëputën. Besohet se një prej viktimave ështe shoferi.

Katër persona janë dërguar në spital në një gjendje të qëndrueshme, tha një zëdhënës i Ambulancës Victoria. Një pasagjer tha se vagonat u shkëputën kur treni doli nga shinat, megjithatë shumica e njerëzve ishin në gjendje të dilnin vetë nga treni, shkruan Daily Mail.

Treni ishte larguar nga Stacioni Qendror në orën 7.40 të mëngjesit të së enjtes dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Stacionin Jugor të Melburnit në orën 6.30 të pasdites.

”Për fat të mirë vetëm disa njerëz u plagosën në vagonin ku ishim ne. U duk sikur treni do fluturonte, vagonët thuajse u shtypën dhe ne shpejtuam të dilnim jashtë, shkruajti pasagjeri Dr Scott Rickard në Twitter”, shkruajti pasagjeri Dr Scott Rickard në Twitter. Raportohet se linjat hekurudhore midis Melburnit dhe Sidneit janë mbyllur deri në një afat të pacaktuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME