Categories Lajme

Anija turistike me 200 turistë në bord pësoi defekt, nxirret në breg nga policia kufitare e Vlorës

Pasditen e djeshme, Policia Kufitare e Vlorës ka marrë një telefonatë nga një shtetase, e cila kërkonte ndihmë pasi anija turistike me 200 turistë në bord, me të cilën po lundronte, kishte pësuar defekt gjatë lundrimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjetet e tyre lundruese, në drejtim të adresës së dhënë. Anija turistike u nxor në breg dhe u ankorua në portin e Vlorës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim se një mjet lundrues gomone kishte pësuar defekt gjatë lundrimit, në gjirin e Borshit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë ndihmuar këta 3 shtetas, duke i nxjerrë në breg, me mjetin lundrues të Policisë Kufitare.

Pasagjerët e anijes turistike dhe 3 shtetasit që lundronin me gomone ndodhen të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën që iu dhanë.

Policia Kufitare e Vlorës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME