Categories Lajme

Anila Hoxha: Ja cilat janë lagjet e Tiranës ku pihet kokainë, hashash dhe ekstazi

Gazetarja Anila Hoxha tregoi për “Top Story” zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, ndërsa shprehet se rrjete të mëdha kriminale veprojnë të lirë.

Hoxha liston zonat e Tiranës ku pihet hashash, kokainë apo heroinë. “Jemi duke folur për 21 dhjetorin, ish-Parku i autobusëve ku konsumohet heroinë, Lapraka… Zonë hashashi ka në Kombinat, në qytetin e nxënësve në afërsi të universitetit”.

Zonë kokainë janë edhe lokalet e natës, thotë gazetarja, që nuk janë prekur ende nga operacionet policore. Këtë të mërkurë, në kryeqytet u godit një rrjet kriminal që shpërndante drogë nëpër shkolla.

24 persona, mes tyre 2 vajza prej shumë kohësh  shpërndanin drogëra të të gjitha llojeve në kryeqytet. Tregun e shitjes ata e kishin siguruar pranë lokaleve të natës dhe shkollave të ndryshme në Tiranë dhe Kamëz.

Falë hetimeve të nisura që në janar të këtij viti policia arriti të provojë se shpërndarësit  në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në disa grupe dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona si Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, ish-Parku, Lapraka etj.

24 shpërndarësit ishin angazhuar për të mos u identifikuar nga policia.

Shpërndarjen e drogës ata e kryenin duke lëvizur me transport publik ndërsa për drogëra të ndryshme përdornin kode.

Gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 2 kilogramë  kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash dhe 29  aparate celulare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME