Categories Lajme

Ankandi i OSHEE: Nuk sigurohet energji sa duhet për periudhën 13-17 tetor

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka zhvilluar ditën e sotme dy ankande për blerjen e sasisë 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor.

Në një deklaratë për shtyp OSHEE bën me dije se është hapur ankandi për 44.400 MWH, po që nuk është arritur të sigurohej sasia që duhej por më pak se gjysma e sasisë së energjisë së kërkuar, me çmim mesatar 255.79 Euro/ MWh. (rreth 4.9 milionë Euro.)

Deklaratë për shtyp

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A, pjesë e shoqërise OSHEE Group, zhvilloi sot ankandin e radhës për blerjen e sasisë 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor. Sasia e kërkuar është për dy profilet, band dhe peak.

Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 12:00-13:00-14:00), përmes platformës online. Renditja fillestare e ofertave që bëhet automatikisht nga platforma online, u ndoq nga media. Në këtë procedurë, në të cilën morën pjesë 10 shoqëri vendase dhe të huaja, rezultoi se u sigurua më pak se gjysma e sasisë së energjisë së kërkuar, me çmim mesatar 255.79 Euro/ MËh. (rreth 4.9 milionë Euro.)

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A sqaron se për plotësimin e sasisë së energjisë së kërkuar u zhvillua një ankand i dytë, në të cilën gjithashtu nuk u arrit të sigurohej sasia e energjisë së kërkuar. Pavarësisht zhvillimit të dy ankandeve, nuk u arrit të sigurohej sasia e kërkuar. Rezultatet përfundimtare të të dy ankandeve të ditës së sotme janë: nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh, u sigurua sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh (rreth 6.4 milionë Euro.)

Administratorja e kompanisë FTL, Erina Rexhepi, sqaroi për mediat procedurën që ndiqet për blerjen e energjisë elektrike., procedurë e cila realizohet bazuar në Rregulloren e miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë me Vendimin Nr. 103, datë 23.06.2016. Rexhepi u shpreh se është platforma IT online e cila bën automatikisht vlerësimin e ofertave mbi kriterin e çmimit më të ulët dhe plotësimit të sasisë së kërkuar për tu blerë. Me qëllim rritjen e sasive të ofruara dhe mundësisë së uljes së çmimit mund të realizohen faza optimizimi. Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A do të marrë masat e nevojshme për plotësimin e sasisë së nevojshme të energjisë elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME