Categories Lajme

ANKARA – Evakuohen turistët dhe banorët për shkak të zjarreve

Turistët e huaj dhe banorët u evakuuan sot nga hotelet dhe shtëpitë e tyre në jug të Turqisë, përballë shtimit të zjarreve, që po shkatërrojnë vendin prej pesë ditësh tashmë dhe kanë lënë gjashtë të vdekur.

“Në qytetin turistik luksoz të Bodrumit, u evakuua një lagje e tërë, sepse flakët u shtuan nga erërat e forta të ardhura nga rrethi Milas”, njoftoi CNN turk.

Sipas kanalit televiziv, në pamundësi për të lëvizur në rrugë tokësore, 540 persona u evakuuan me anije. Në qytetin turistik të Antalias, u bënë edhe evakuime të tjera, sipas kanalit NTV, që tregoi imazhe të tymit të zi që mbështillte shtëpitë.

Aktualisht, Turqia po përjeton zjarret më të këqija në të paktën një dekadë, sipas të dhënave zyrtare, me gati 95 000 hektarë të djegur në 2021, të krahasuara me një mesatare prej 13 516, në këtë periudhë të vitit, midis 2008 dhe 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME