Categories Lajme

Ankimoi vendimin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, pas ankimimit që ky i fundit kishte bërë tre ditë më parë. Po ashtu në burg janë lënë edhe 9 personat e tjerë të arrestuar bashkë me të, mes tyre dhe nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës.Konkretisht; Kujtim Zogu, Rubin. K., Dali Gazidedja, Rasim Daci, Enkeleda Lleshi, Aqif Konesha, Erion Isaku, Arsen Gjoka dhe Ana Nishku.Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët sot, Alla ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është transferuar në spitalin e burgut.

Kujtojmë se Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME