Categories Showbiz

‘Anna’ i mori Robertin, zbulohet kush është modelja të cilës i “lutet” Nora në këngë

Tradhti e pendesë në telenovelën pas divorcit VIP më të bujshëm të viti 2019-të mes këngëtarëve Kënga mban titullin “Anna” dhe flet për historinë e një tradhtie në çift. ‘Anna’ është vajza që përpiqet t’i marrë partnerin Norës, që në klip interpretohet nga Gjiko, por që flitet se është një dedikim i pastër për Robert Berishën, partnerin prej 13 vitesh, me të cilën ka një vajzë.

Këngëtarja Nora Istrefi ka publikuar bashkëpunimin me Gjikon, një këngë që po pritej me padurim nga fansat që kur dyshja e njoftoi me anë të postimeve në rrjete sociale. Kënga mban titullin “Anna” dhe flet për historinë e një tradhtie. ‘Anna’ është vajza që përpiqet t’i marrë partnerin Norës.

“O Anna, dashninë tem ti mos e merr, e di që mundesh, po s’është ‘fair’ (e drejtë)”, janë një pjesë e vargjeve që artikulon Nora në këngë. E ndërkohë që marrëdhënia e Norës me Robertin është akoma e paqartë nëse janë bashkë apo jo, po flitet se vajza së cilës ai i dedikon këtë këngë, është modelja shqiptare që jeton në Amerikë, Jessika Kadiu.

Në skenat e klipit të Norës, shihet një vajzë që duket kopja e Jessicës, vajza me të cilën Roberti u fotografua duke pushuar në plazhet e Turqisë. Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ishte një nga lajmet rozë më të komentuara të këtij viti.

Për të mos i lënë hapësirë “gojëve të liga”, ishte vetë këngëtari shqiptar që vendosi ta ndajë me të gjithë lajmin e bujshëm të ndarjes nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi, me të cilën ai ka edhe një vajzë, Renee. Nga ana tjetër, duket më interesante faza post-divorc. Para Norës, ishte vetë Roberti që u tha se i dedikoi Norës këngën “Ajo nuk është unë”, me të cilën konkurroi në Festivalin e 58- të të Këngës në RTSH. I ftuar në “Aperi Fest”, gjatë bisedës spontane me gazetarin Eni Shehu, Roberti nuk mundi t’u shpëtonte dot pyetjeve provokuese të Enit, i cili e ngacmoi për marrëdhënien mes tij dhe ish-partneres se tij këngëtare, Nora Istrefi dhe nëse ishte kjo këngë një dedikim për të?

Ai la të kuptohet se kush do ta kuptojë ashtu, le ta kuptojë, s’është punë për të. Ndër të tjera, ai tregoi se vazhdon të ketë kontakte të vazhdueshme me Norën pas divorcit, pasi njoftoi se ajo ka gati për të publikuar një këngë mjaft të mirë. Divorci i tyre ishte më i bujshmi për vitin 2019 në botën e showbizit pasi kishin një histori të gjatë 13-vjeçare dhe janë tashmë prindër të vajzës së tyre, Renee.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME