Categories Lajme

Anti-informaliteti bllokon për herë të dytë punishten e turshive dhe salcave në Shkodër, pronari në kërkim (VIDEO)

Një punishte që prodhonte produkte ushqimore të ndryshme është bllokuar në lagjen “Skënderbeg” në zonën industriale ish-Fermentimi në kuadër të aksionit anti-informalitet, ndërsa është shpallur në kërkim pronari Gëzim Bala 61-vjeç. Report Tv publikon pamjet e ambientit ku prodhoheshin dhe bllokimit të produkteve të bllokuara, turshi, salca, etj.

Pas indicieve është bërë kontrolli i ambienteve nga ku u zbulua se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, të cilat u bllokuan. Kjo nuk është hera e parë që ky person ka probleme me drejtësinë, pasi është arrestuar edhe në mars të vitit të kaluar po për këtë arsye, por aktivitetin e ka vijuar sërish.

Operacioni është realizuar nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME