Categories Lajme

“Anti KÇK” lufton pushtetin ekonomik të krimit, Kuko: Nuk ka mbivendosje kompetencash, SPAK garanci për suksesin

Fortuzi/ Akti normativ “ANti KÇK” është një përshkallëzim i luftës ndaj krimit të organizuar.

Romina Kuko, zv.ministre e Brendshme, gjatë një interviste për një media audiovizive, nënvizoi se ky akt normativ vjen si nevojë e thellimit të punës së mirë të realizuar nga operacioni “Forca e Ligjit”.

“Ky akt normativ është një akt normativ që vjen në kuadër të intensifikimit të luftës ndaj krimit të organizuar. Lufta ndaj krimit të organizuar ka hyrë në një fazë të re në vazhdën e suksesit të operacionit “Forca e Ligjit”, i cili u lancua në nëntor të vitit 2017.

Tani vjen momenti që ne do duhet ta thellojmë këtë luftë, duke prezantuar disa risi, masa me karakter pasuror dhe masa me karakter personal. Në këtë moment që jemi duke folur i gjithë synimi është që të kemi heqjen e pushtetit real të individëve që janë të implementuar në krimin e organizuar dhe pushteti real i tyre është pushteti ekonomik.

Akti normativ do të kalojë në parlament. Nuk është se është një vendim i miratuar vetëm në qeveri, por do kalojë edhe në Kuvend”, – tha Kuko.

“Pse emergjencë? Kjo, sepse kemi parë në këtë periudhë që prej lancimit të “Forca e Ligjit”, që paçka se sekuestrot e bëra nga policia në këto dy vite arrijnë në shifrën 100 milionë euro, shifër rekord, numri i konfiskimeve, që bëhet me vendime gjykate janë tejet të ulta. Kemi parë vendime skandaloze të gjykatave për lirimin e individëve me rekorde kriminale. Kemi një disproporcion mes luftës reale ndaj krimit të organizuar dhe më pas rezultatit final ndaj kësaj lufte, që është qesharake edhe ndaj konsumimit që vetë Policia e Shtetit bënë, duke rrezikuar jetën për të luftuar krimin, duke patur një gjyqësor defektoz duke sjell problematikën që ka sjell”, – shtoi Kuko.

Sipas saj, akti normativ vjen dhe për të përmbushur zotimin e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. “Ky akt normativ vjen në kuadër të zotimit të qeverisë para qytetarëve shqiptarë për të luftuar krimin e organizuar, dhe në kuadër të këtij zotimi qeveria përmes të gjitha mjeteve ligjore kërkon të luftojë krimin. Dhe të mos e ngatërrojmë, Ministri i Brendshëm nuk merr kompetenca prokurorie apo gjykate me këtë ligj special, sepse në komunikimin e gabuar, në diskursin e qëllimshëm politik, duket sikur qeveria po merr kamxhikun në dorë dhe po merr kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës. Jo. Ajo që ka ndodhur është se policia referon në prokurori dhe është kompetencë e prokurorisë për të vepruar. Por, ky akt i jep mundësi policisë për të marrë iniciativën. Pra në terma teknik Policia tani merr iniciativën dhe zbaton masa vetëm në terma parandalues. Sigurisht prokurori përfshihet brenda 24 orësh pas vendimit që Drejtori i Policisë së Shtetit merr pas propozimit të OFL, pasi kjo e fundit ka dyshime të arsyeshme dhe i propozon Drejtorit të Policisë masa të caktuara dhe brenda 24 orëve ky vendim i kalon Prokurorit të çështjes”, – thekson Kuko.

“Ajo që ka ndodhur deri më sot, për fat të keq, është që kriminelët kanë hyrë nga dera e komisariatit dhe kanë dal nga dera e gjykatës. Por ajo që ndodh tani është jo vetëm një proces klasik, por i jep policisë edhe mundësinë për të marrë masa parandaluese, për të vepruar me iniciativë dhe për të hequr pushtetin real të botës së krimit, që është pushteti ekonomik”, – shtoi Kuko.

Sipas saj rezultatet do vijnë shumë shpejt. “Në ditët në vijim do kemi mjaft informacione nga policia në kuadër të zbatimit të këtij akti normativ. Ka gjithnjë një moment të parë, ku brenda 24 orësh të gjitha veprimet e policisë i kalojnë prokurorisë, dhe prokuroria që do e marri në dorë çështjen është SPAK. Dhe këtu rritet bashkëpunimi mes palëve dhe është gjykata e Krimeve të Rënda që merr në dorë më pas dosjen për të marrë vendim. Me pak fjalë, ky akt fuqizon dhe rrit koordinimin mes institucioneve”, – tha Kuko.

“Në Shqipëri kemi një familje që jeton me një minimarket dhe nuk ndërton dot katin e dytë të shtëpisë, ndërkohë që jemi dëshmitarë që shohim ndërtesa megaluksoze me burime parash,të cilat në fakt duhet të ketë ndonjë pemë që prodhon para e që mund t’i vjelë, pasi me punë të ndershme e me djersë është e pamundur t’i kesh ato para”, – shtoi Kuko.

“OPL ka një formular të gatshëm që i jepet subjekteve, që janë brenda kategorisë së përcaktuar në ligj. Ky ligj nuk shkon te qytetari i zakonshëm dhe që ky duhet të vërtetojë se si e ka vendosur pasurinë, por lidhet me persona të caktuar, të dënuar, të hetuar dhe familjarët e tyre. Me fjalë të thjeshta, barra e provës kalon në anën tjetër dhe duhet të jenë subjektet që duhet të vërtetojnë se nga kanë ardhur këto burime dhe më pas OPL do marrë vetë masat”, – shtoi Kuko.

Zv.ministrja e Brendshme, theksoi se qeveria është shumë e ndjeshme në respektimin e të drejtave të njeriut. “Ky akt normativ është bazuar në garancitë ligjore, sidomos në konventën europiane të drejtave të njeriut, Kushtetutën shqiptare… etj. Ky ligj nuk prek qytetarë të pafajshëm, për sa kohë nuk është i përfshirë në botën e krimit të organizuar, targeton vetëm elementët e skeduar, ku Policia ka një informacion se janë të përfshirë në aktivitete kriminale”, – tha Kuko.

Zv.ministrja u shpreh se Policia është e trajnuar për këtë mision. “Jemi shumë optimistë. Do të kemi rezultate të qenësishme. Vullneti ynë është maksimal dhe koordinimi gjithashtu. Policia është e përgatitur dhe e trajnuar për t’i shkuar deri në fund nismës dhe operacionit. Ka garanci SPAK-un dhe çështjet kalojnë vetëm përmes SPAK dhe ka afate të përcaktuara, duke eliminuar zvarritjen e çështjeve. Prandaj jemi shumë optimist dhe kjo është nisma më serioze e ndërmarrë nga qeveria”, – tha Kuko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME