Categories Lajme

Pas konkurrimit në portalin “Mësues për Shqipërinë”, punësohet në shkollën 9-vjeçare në Korçë

Mariglena është një prej rasteve të shumta që falë një procesi transparent të konkurrimit në portalin “Mësues Për Shqipërinë” sot ushtron detyrën e mësuesit për nxënësit e Vloçishtit të Korçës.

Kështu shprehet ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini e cila shpjegon se punësimi i saj është bërë pas konkurrimit në portal.

Mariglena ka përfunduar studimet e larta në universitetin “Fan S. Noli” Korçë për Histori-Gjeografi. Pas konkurrimit në portalin “Mësues për Shqipërinë” është punësuar si mësuese e Historisë-Gjeografisë në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët”, Vloçisht, Korçë.

Portali “Mësues për Shqipërinë” është një sistem që aplikohet nga ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë që prej 5 vitesh, i cili tashmë që në korrik të 2018-ës është bërë pjesë e ligjit të arsimit parauniversitar, që do të thotë se kush nuk zbaton portalin “Mësues për Shqipërinë”, ka shkelur ligjin.

Ky mekanizëm është ngritur në funksion të emërimit të mësuesve në bazë meritokracie duke u siguruar që pjesë e sistemit të jenë më të mirët. /z.tosku//ATSH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME