Categories Lajme

Anti KÇK/”Pronarët e resortit Golden kanë 48 orë të justifikojnë të ardhurat”

“Operacioni Forca e Ligjit” nisi këtë të hënë me dërgimin e formularëve subjekteve të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë. Specialët e anti KÇK nuk dolën në terren, por dërguan fillimisht formularët në kompleksin ‘Golden’ të personave të arrestuar për pengmarrje e që sipas aktit normativ ka vetëm 48 orë kohë për të justifikuar të ardhurat dhe me çfarë parash është ngritur biznesi. Nga ana tjetër burime pranë policisë thanë për A2 se 12-të drejtoritë vendore kanë dërguar në Departamentin e Policisë Kriminale lista me emrat e personave që sipas tyre dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe që kanë krijuar pasuri të jashtëligjshme.

Këto lista, janë përgatitur dy muajt e fundit, dhe pas Policisë Kriminale do të dërgohen në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Paketa ligjore mbi të cilën është ngritur anti-KÇK, parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK, të cilës i jepet 15 ditë kohë, dhe 15 të tjera do i jepen Gjykatës që të shprehet me vendim për vendosjen e sekuestros. Deri në këto momente, janë rreth 250 subjekte të cilat do të kalojnë në filtrat e “Operacionit Forca e Ligjit”, dhe që kryesisht janë në qarqet më të mëdha të vendit. Verifikimi do të bëhet deri tek palët e treta të cilat mund të jenë lidhje gjaku apo edhe lidhje shoqërore, e që mund të bëhen mburojë për fshehjen e pasurive të paligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME