Categories Lajme

Viti 2020, revolucion dixhital për monitorimin e testimit teorik dhe praktik

Rritja e sigurisë në rrugë është një ndër sfidat e qeverisë shqiptare gjatë këtij viti, ndërsa një sërë reformash i paraprin realizimit të objektivit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor po instalon sistemin e avancuar të monitorimit online në 15 objekte që përfshijnë sallat e çdo shërbimi, deri te poligonet dhe testi i praktikës në mjet, në ecje. Gjatë vitit që lamë pas DPSHTRR përmirësoi me 63% testin teorik duke e riformuluar atë.

Si pasojë e zbatimit em rigorozitet të masave për pajisjen me leje drejtimi, krahasuar me vitin 2018, në vitin 2019 rezultojnë 17,2% më shumë qytetarë që i janë rikthyer testimit për marrjen e lejes së drejtimi ose 30 420 raste. Sipas statistikave të publikuara nga DPSHTRR-së ka një rritje të përdoruesve të rrugës në 2019 me 6,7%, ku gjithsej numërohen mbi 626 mijë mjete. Por ndërsa ka më shumë përdorues mjetesh në rrugë, numri i aksidenteve ra me 245. DPSHTRR thotë se vetëm 0,02 e të gjithë aksidenteve është kryer nga të patentuarit në 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME