Categories Sport

Antonio Conte flet pas fitores ndaj Udineses

Skuadra e Interit regjistroi fitoren e tretë në kampionat në po kaq ndeshje. Me këtë fitore zikaltrit udhëheqin të vetëm Serie-A, pasi Juventus barazoi me skuadrën e Fiorentinës.

Antonio Conte trajneri i Interit pas ndeshje komentoi dhe performancën e djemve të tij:

“Shoh se kështu duhet të luftojmë në çdo ndeshje. Duhet të jemi të aftë dhe të japim gjithmonë gjithçka nga vetja. Sot e dinim se nuk do të ishte e lehtë, ndaj dhe u bëra komplimentet e mia lojtarëve. Udinese është një skuadër e fortë, ndaj ishte e rëndësishme të merrnim 3 pikët”, komentoi Conte fitoren e Inter ndaj Udinese. “Kam lexuar shumë idiotësira, por ne duhet të bëjmë rrugëtimin tonë, pa menduar për asgjë dhe askënd. Duhet të vazhdojmë kështu në kampionat, të mendojmë fillimisht për Champions dhe më pas për derbin e të shtunës. Barella-n e zëvendësova sepse ishte i ndëshkuar. Të punojmë duke ditur se kemi përpara një rrugë të gjatë dhe të mos na pushtojë entuziazmi”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Inter, Antonio Conte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME