Categories Lajme

Antonio Conte: Të fitojmë derbin ndaj Milanit për të konsoliduar kryesimin!

Pasi u ngjit në krye të Serisë A, Interi tani ka një detyrë edhe më të vështirë: ta ruajë pozitën e liderit. Derbi është prova e parë e vërtetë. Antonio Conte në konferencën për shtyp në prag të kësaj supersfide, deklaroi: “Do të jetë një derbi ndryshe nga vitet e kaluara, sepse kësaj radhe do të jetë një sfidë e rangut të lartë. Dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën si kryesuese. Derbi duhet të fitohet për të konsoliduar kryesimin.

Avantazhi i të qenit kryesues: “Të jep qetësi, por ne gjithmonë duhet të punojmë me entuziazmin e duhur dhe vendosmërinë e duhur. Jemi duke punuar për të ndërtuar diçka të rëndësishme dhe për të vazhduar rrugën tonë të rritjes. Ne e dimë që do të përballemi me një ekip të shkëlqyer dhe se duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme”.

Nervozizmi mes Ibras dhe Lukakut: “Është caktuar një gjyqtar i shkëlqyeshëm dhe nuk e shoh pse duhet të ketë nervozizëm. Si ndalet Ibra? Me punën në ekip dhe duke bërë sa më pak gabime. Ne e dimë që ai është i fortë dhe se po i jep shumë Milanit. Në përballjen e kaluar na shënoi, por nuk është e sigurt që ai do të shënojë përsëri. Përtej Ibrahimovicit, ne do të duhet të përpiqemi ta fitojmë derbin. Ibra në Sanremo? Shpresoj që në “San Siro” të këndojë Lukaku.

Interi më i freskët: “Deri më tani, kemi luajtur çdo tri ditë, kemi luajtur gjithashtu në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit dhe menjëherë më pas kemi shkuar për të luajtur në Firence. Mund të flasim për avantazhet dhe disavantazhet, por diferenca bëhet në fushë. Thjesht duhet të jemi të përqendruar dhe fakti që nuk luajmë të martën apo të mërkurën duhet të na nxisë që të punojmë edhe më shumë”. Formacioni zikaltër: “Ende kam dyshime, nuk kam marrë ndonjë vendim përfundimtar. Eriksen? Ka pasur përmirësime, kjo është e pamohueshme. Jemi duke punuar në të dhe tani do të kemi edhe më shumë kohë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME