Categories Sport

Borussia e Dortmundit turpëron Shalke 04, shkëlqen Haaland

Schalke 04 drejt rënies në Bundesligën e dytë gjermane. “Blutë mbretërorë” u gjunjëzuan lehtësisht nga Borussia e Dortmundit në derbin e Ruhrit, ku mungoi ai rivaliteti i madh që mbizotëron në këtë duel të futbollit gjerman. Verdhezinjtë triumfuan pa shumë mundim 0-3 në “Veltins Arena”, ku u dallua qartë superioriteti i ekipit të drejtuar nga kroati Edin Terzic.

Dortmundi shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsi të dyfishtë, pasi në fundin e fraksionit të parë, në një distancë kohore prej vetëm tre minutash shënuan Sancho dhe Erling Haaland. Talenti norvegjez tregoi klasin e tij me një goditje “voley”, e pakapshme nga portieri kundërshtar. Dominimi i verdhezinjtë ishte i dukshëm edhe në pjesën e dytë, çka u reflektua me golin e Guerreiros për rezultatin 3-0.

Më herët (61’)Serdar i Schalkes u ndal nga shtylla, moment që tregoi se edhe fati nuk ishte me “blutë mbretërorë”. Në fund kishte kohë edhe për golin e katërt, që u realizua nga Haaland, i cili e mbylli takimin me dygolësh. Fitore që kthen disi qetësinë te Borussia e Dortmundit që jo vetëm ka dalë herët nga gara për titull, por rrezikon të mbetet jashtë zonës Champions (Eintracht Frankfurti i vendit të katërt ka grumbulluar 6 pikë më shumë).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME