Categories Lajme

Anulimi i fashës 800 KW/h, Rama: U bazuam tek reshjet dhe trendi i kursimit. Për Nëntorin do të shohim…

Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të shtunë gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, për vendimin për anulimin e fashës 800 kilovat për muajin Tetor.

Kreu i qeverisë u shpreh se janë dy elementë që ndihmuan qeverinë që ta shtyjnë vendimin, por jo të heqin dorë nga ai. Rama tha se kjo ka të bëjë me reshjet që janë shtuar dhe trendin e kursimit.

“Nuk ka lidhje me asnjë tenxhere zemërimi dhe asnjë tenxhere grumbullimesh. Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë, jo të heqim dorë, por ta shtyjmë vendosjen e fashës dhe të mos e vendosim në muajin Tetor. Elementi i parë është reshjet, pra kemi pasur reshje që kanë shtuar edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, por kanë shtuar kuotat në HEC-e. Elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi. Atëherë ne këtë nevojë mund ta vazhdojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar. Ko është e gjitha, nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse reshjet vazhdojnë ne ta kalojmë pa asnjë të papritur muajin Tetor. Në muajin Nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat, ose do t’i rikthehemi këtij diskutimi përsëri duke pasur parasysh parametrat”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME