Categories Lajme

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Meta: Grupmoshat e treta rrezikojnë varfërinë ekstreme! Rritja pensioneve, detyrim madhor

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se grupmoshat e tretë janë më të rrezikuarat për të përfunduar drejt varfërisë ekstreme si rezultat i situatës së vështirë ekonomike.

Meta me rastin e 1 tetorit, Ditës Ndërkombëtare e të Moshuarve është shprehur se rritja e pensionit ndaj grupmoshave të treta është një detyrim madhor që duhet të realizohet.

“1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarëve

Qëllimi i kësaj dite për të rritur sensibilizimin për më shumë përkujdesje për personat e moshës së tretë, ka një rëndësi akoma dhe më të madhe për vendin tonë këtë vit, pasi të moshuarit në Shqipëri janë ata që po goditen më shumë nga rritja e kostos së  jetesës.

Pensionet e ulëta janë të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, aq më tepër të medikamenteve apo shpenzimeve mjekësore.

Personat e grupmoshës së tretë janë më të rrezikuarit për të përfunduar drejt varfërisë ekstreme si rezultat i kësaj situate të vështirë.

Të moshuarit në Shqipëri meritojnë një trajtim dinjitoz dhe jo paketa lëmoshe dhe qesharake të Qeverisë për përballimin e krizës së çmimeve.

Rritja e pensioneve është një detyrim madhor për brezin e moshës së tretë”, thekson Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME