Categories Lajme

Incident i rëndë/ Tre plumba përshkojnë në fluturim avionin me 63 pasagjerë, një prej tyre mbetet i plagosur (FOTO)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Mianmar, teksa një avion me 63 pasagjerë në bord  u qëllua disa herë teksa po përgatitej të ulej në një qytet.

Tre plumba shpuan trupin e avionit dhe njëri fatkeqësisht depërtoi në faqen e njërit prej udhëtarëve që mbeti i plagosur.

Incidenti ndodhi mëngjesin e 30 shtatorit në fluturimin me kod UB149 Naypyidaw-Loikaw-Yangon të kompanisë burmeze “Myanmar National Airlines” në kohën e zbritjes në Loikaë, kryeqyteti i shtetit Kayah.

Dinamika

Nuk dihet se kush ka qëlluar dhe çfarë lloj arme është përdorur. Incidenti ndodhi kur “Atr 72”, një avion i përdorur për transport lokal po i afrohej pistës 19 të aeroportit të Birmanisë, kur në rreth 3330 metra nga asfalti dhe ndërsa vazhdonte në 183 metra mbi nivelin e detit u godit tre herë.

I riu, siç shihet në fotot e bëra nga personat në bord u plagos në faqen e djathtë, ndërsa avioni më pas u ul pa probleme të mëtejshme.

Qeveria fajëson milicitë lokale, por nuk ka asnjë konfirmim se kush janë përgjegjësit për sulmin. Corriere della Serra kontaktoi kompaninë për detaje të mëtejshme, por nuk mori një përgjigje në kohën e publikimit të artikullit.

Udhëtimi

Mbulimi i dobët i vendit nga faqet e specializuara për gjurmimin e fluturimeve nuk lejon të jepet në detaje itinerarja e ndjekur nga avioni i prekur. “Atr 72” u ngrit në në ajër në orën 8:29 me orën lokale (3:59 të mëngjesit me orën tonë) nga Naypyidaw për t’u ulur njëzet e pesë minuta më vonë në Loikaw.

Avioni i përfshirë në incident është mjaft i ri (vetëm katër vite që është prodhuar) dhe është një nga 8 ATR-të në flotën e Myanmar National Airlines, linja ajrore kombëtare.

Statistikat

Sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, ka pasur 103 përplasje avioni në Mianmar që nga viti 1919, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 1,099 njerëzve. Në inspektimin e fundit të kryer në vitin 2020 nga “Icao” – agjencia e aviacionit civil të OKB-së – duket se vendi është nën mesataren botërore për sa i përket legjislacionit material, dhënies së licencave të fluturimit, hetimeve të aksidenteve dhe objektit të aeroportit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME