Categories Lajme

Zvicër, U gjet e vdekur në tualetin e shtëpisë,kush ishte shqiptarja e vrarë nga bashkëshorti

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga mediat zvicerane në lidhje me ekonomisten nga Kosova, Shqiponja Isufi, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj. Mediat në Zvicër shkruajnë se viktima u gjet në tualet mëngjesin e së dielës dhe prokuroria dyshon për një vrasje. Gjithashtu bëhet e ditur se një i dyshuar ka përfunduar në prangat e policisë të hënën e kësaj jave. Gruaja thuhet se ishte mbyllur në banjën e shtëpisë së saj dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të anëtarëve të familjes.

Kur zonja që punonte për mirëmbajtjen e shtëpisë shkoi në shtëpi, ajo nuk iu besoi syve kur pa shiritin e policisë në derë, e më pas mori vesh për vdekjen e saj.

“Zot i madh, e pamundur. Të dy (çifti) raportet i kanë pasur gjithmonë shumë mirë bashkë”, tha ajo, duke shtuar: “Është shumë e trishtueshme që diçka e tillë ka ndodhur”.

Hetuesit ngritën dyshime rreth situatës së konstatuar. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm. Si rezultat i hetimeve është arrestuar një shtetas zviceran 47-vjeçar nga Maqedonia.

I arrestuari mësohet se është bashkëshorti i shqiptares nga Kosova. Në lidhje me krimin e dhunshëm, prokuroria publike në Baden ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatë që i dyshuari të mbahet në paraburgim.

Viktima punonte për një organizatë ndërkombëtare auditimi dhe konsulence dhe kishte një pozicion si mësimdhënëse në një universitet zviceran.

Shqiponja Isufi, një doktore e shkencave në ekonomi dhe pedagoge e ekonomisë në Universitetin e St. Gallenit, Zvicër. Vdekja e saj, në moshë të re, ka tronditur jo vetëm familjen e saj por dhe komunitetin shqiptar në Zvicër.

Vite më parë, më 17 shkurt të vitit 2018, gazeta prestigjioze zvicerane “NZZ” kishte botuar një artikull të gjerë për tri gra të suksesshme kosovare në Zvicër, me titullin “Tri gra që po bëjnë karruerë në Zvicër. Njëra prej tyre ishte Shqiponja dhe krahas saj ishin edhe Ylfete Fanaj dhe Shqipe Bajrami.

Shqiponja Isufi, pas përfundimit të studimeve të ekonomisë, ishte doktoruar në ekonomi dhe punonte si kontabiliste e licencuar federale e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit. Ajo kishte ardhur në Zvicër si vajzë 9 vjeçe nga Gjilani për t`iu bashkuar prindërve të cilët para kësaj kishin ikur nga Kosova si të përndjekur politikë.

Prej 6 vitesh Shqiponja punonte në selinë kryesore të KPMG në Cyrih, ndërmarrje e madhe globale për kontabilitet dhe konsulencë. Vetëm në Zvicër KMMG ka mbi 1800 punonjës. Aty Shqiponja bën bilancet vjetore të koncerneve që kanë miliarda në pronësi ndërsa krahas kësaj udhëheq edhe kualifikimin për auditim.

Ajo ka qenë shumë e njohur dhe e vlerësuar për shembullin që ka dhënë në këtë komunitet me arritjet e saj në shkollim dhe në shkencë. Për këtë shkruajnë edhe mediat zvicerane që njoftojnë vdekjen e saj, shkruan albinfo.ch. Kështu, Tages Anzeiger, veç tjerash shkruan: “bëhet fjalë për Shqiponja Isufin, e cila tashmë është portretizuar si një “kosovare model” në gazeta si “Magazin” e “Tages-Anzeiger” apo “NZZ Folio”.

Ajo ishte e njohur jo vetëm në diasporë por edhe në Kosovë, për këtë arsye media të ndryshme raportuan për vdekjen e saj.

Vetëm dy vjet më parë, Isufi në Ditën e Biznesit të Lihtenshtajnit thoshte: “Prapa çdo gruaje të fortë qëndron një familje edhe më e fortë!” Ajo lavdëronte bashkëshortin e saj që ishte kujdesur për dy djemtë e tyre gjatë bllokimit kur ishin mbyllur shkollat ​, në mënyrë që ajo të mund të vazhdonte të punonte…”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME