Categories Lajme

Anulohen udhëtimet nga Porti i Durrësit drejt Italisë për ditët në vijim

Lajm i keq për të gjithë pasagjeret shqiptare dhe jo vetëm të cilët kishin llogaritur të udhëtonin nga Porti i Durrësit drejt Italisë në ditët në tre ditët e ardhshme. Bëhet e ditur se për arsye të avarisë së rendë të anijes së linjës GNV në Itali, NUK do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Ankonës deri në datën 30.08.2021 dhe deri në një njoftim të dytë mbi rikthimin në funksion të linjës. Lundrimet ditore drejt Barit me linjat Adria Ferries dhe Duni Port Agency/ do të vijojnë lundrimet normalisht gjatë ditës së sotme dhe përgjatë fundjavës, (28-29.08.2021).

Për orarët e nisjes së trageteve në kohë reale, mund të klikoni në faqen zyrtare te Autoritetit Portual Durrës, ëëë.durresport.al , në Rubrikën PASAGJERËT . Ftojmë udhëtarët të kontaktojnë për çdo paqartësi me agjencitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit, si dhe në linjën tonë të GJELBËR 0800 73 74 në funksion 24 h.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Administrata Detare dhe Autoriteti Portual Durrës bejne me dije se po marrin masa që Operatorët e Trageteve të normalizojnë kalendarin e lundrimeve drejt Italisë përfshirë mundësinë për të siguruar zëvendësim apo shtesë anijesh, duke respektuar të drejtën e pasagjerëve për rimbursim në rast anullimesh sipas legjislacionit dhe standarteve të transportit detar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME