Categories Lajme

Ky është mjeku shqiptar që vjen nga Amerika dhe viziton falas bashkëfshatarët e tij në Fishtë

Sipërmarrësi Altin Prenga përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se doktor Angjelin Shtjefni gjatë ditëve në vijim do të bëjë vizitat e rradhës vullnetarisht për banorët e fshatit Fishtë.

Duke filluar nga dita e nesërme nga ora 9:00 deri në ora 12:00, në qendrën mjekësore të fshatit do të ketë konsultime rreth parandalimit të infektimeve nga Covid dhe për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Njoftojmë gjithë banorët e fshatit Fishtë se edhe këtë vit doktor Angjelin Shtjefni do beje vizitat e rrallës vullnetarisht per bashkëfshatarët.

Nesër nga ora 9:00 deri në ora 12:00 konsultime rreth parandalimit te semundjve infective (Covid) mjekimi dhe parandalimi i semundjeve cardiovaskulare dhe diabetit! Etj”, shkruan ai.

Doktor Angjelin Shtjefni është larguar prej vitit 1996 nga Shqipëria për në SHBA, por pushimet verore pelqen t’i kalojë në vendlindje, pak metra nga shtëpia ku ka lindur Gjergj Fishta, në fshatin Fishtë në Lezhë. Çdo vit ai zhvillon konsulta falas për bashkëfshatarët e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME