Categories Lajme

Apeli lë në fuqi sekuestron për pasurinë e Ylli Ndroqit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi. Një ditë më parë Apeli e shtyu për sot marrjen e vendimit, ndërkohë që avokati i tij, Alban Qafa, tha se ka prova voluminoze që vërtetojnë se pasuria e Ndroqit është 100% e ligjshme. Për avokatin, Ylli Ndroqi nuk është arrestuar asnjëherë në Itali, pasi vendimi i Gjykatës së Milanos i 2006-ës është shfuqizuar në vitin 2010.

I demonstruam të gjitha provat para trupit gjykues. Është 100% pasuri e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta, me prova jo e jo që nuk ka, por as indicia që njeh Ligji i Antimafias.

Pjesa më e madhe e tyre janë të krijuara me financim nga bankat, aktiviteti tregtar, duke nisur nga ‘Ora News’, i cili është 100% i blerë me bankë. Kemi depozituar si kontratën e kreditimit nga banka, si dhe suiftin, paratë siç kanë kaluar nga Raiffaisen, kanë kaluar në llogarinë e shitëses së televizionit”, sqaroi avokati.

Është pasuri 100% e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi janë aktivitet i ligjshëm tregtar, i regjistruar në tatime që në vitin 1993, i kredituar në banka që nga viti 1996. “Të gjitha aktivitetet tregtare dhe bizneset e tij janë kontrolluar nga tatimet ndër vite, dhe nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka rezultuar pa probleme. Ia demonstruam gjykatës të gjitha”, u shpreh ai.

SPAK-u ka sekuestruar më 3 gusht 26 pasuri të paluajtshme të Ylli Ndroqit, pronar i një televizioni privat në Tiranë. Në lidhje me këtë lajm, u prononcuan para Policisë së Tiranës avokatët e Ndroqit. Ata thanë se vendimi për sekuestrimin e pasurisë së Ndroqit është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të SPAK-ut, ndërsa do të apelojnë këtë vendim në shkallë më lart të gjyqësorit. Për avokatët, sulmi ndaj Ylli Ndroqit është politik, pasi biznesmeni ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. “Ylli Ndroqi nuk është i shoqëruar. Na është dhënë vendimi në dorë për sekuestro. Ky është vendim i Shkallës së Parë të SPAK-ut, do ta apelojmë. Makina e tij ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës”, deklaruan avokatët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME