Categories Lajme

Apeli liron dy infermieret e “Shefqet Ndroqit”, Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi

Infermieret e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi janë liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë. Dy infermieret janë liruar pasi masa e sigurisë “arrest në burg 30 ditë” për to ka përfunduar dhe gjykata ka vendosur që ato tashmë të hetohen në gjendje të lirë.

Bushi dhe Koçi u arrestuan bashkë me infermieren Sidorela Cela dhe sanitaren Rukije Hoxha, të cilat u liruar pak ditë më parë dhe tashmë për to është masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Tre infermieret dhe sanitarja akuzohen se kanë bashkëpunuar me sanitaren Tire Alldervishi dhe u kanë marrë shuma parash pacientëve që kanë qenë të shtruar për Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Tire Alldervishi bashkëpunonte me 3 infermiere dhe sanitaren dhe ndanin Lekët se bashku. Kjo ngjarje u denoncua nga emisioni “Stop” në Tv Klan pak javë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME