Categories Lajme

Ministri Peleshi vizitë në Turqi: Mirëpresim investimet turke në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu i tij Hulusi Akar.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis dy vendeve ishte tema kryesore e bisedës së ministrave.

Ministri Peleshi e falënderoi homologun e tij për mbështetjen që Turqia ia ka dhënë Shqipërisë, jo vetëm në modernizimin e logjistikës së Forcave të Armatosura e Emergjencave Civile, por edhe në arsimimin e ushtarakëve të rinj shqiptarë.

Në takim u diskutua edhe implementimi i dy marrëveshjeve financiare ushtarake, grant i palës turke, të cilat do të përdoren për rritjen e kapaciteteve luftarake dhe logjistike të Forcve të Armatosura Shqiptare.

Ministri Peleshi theksoi faktin se Republika e Kosovës është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe rikonfirmoi qëndrimin e qartë të qeverisë shqiptare se e vetmja zgjidhje për një paqe afatgjatë në rajon është njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Peleshi i shprehu homologut të tij Hulusi Akar se vendi ynë mbetet i hapur për investimet e përbashkëta në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe se “mirëpresim çdo ofertë serioze nga kompanitë turke në këtë fushë”.

Vizita zyrtare e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në Ankara është në vijim të vizitës së Kryeministrit Rama në fillim të këtij viti, ku u prit me nderime nga Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME