Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, ku ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar edhe zëvendësimin e Tritan Kalos.
Kalo pas dorëheqjes do të zëvendësohet nga Dhimitër Kraja në strukturën e Komitetit. Ndërkohë Ermira Kola dhe Alban Ylli do të jenë anëtarë të përhershëm të komitetit.
