Categories Lajme

Aplikimet për dokumente biometrike mund të bëhen edhe ditën e shtunë

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se shumica dërrmuese e zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë.

Ky vendim është marrë me qëllim për të lehtësuar fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, për shkak të ardhjes në atdhe të shtetasve me banim jashtë vendit, të cilët kanë nevojë të rinovojnë dokumentet e identitetit. Lista e zyrave të aplikimit pranë gjendjes civile që do të jenë të hapura të shtunën (14 gusht) është si më poshtë: Të gjitha zyrat e aplikimit në qarkun Tiranë, përfshirë bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë;

Në Durrës, rajonet 3, 4, 5 dhe 6, përfshirë zyrat në bashkinë Krujë dhe njësitë administrative Fushë-Krujë, Xhafzotaj dhe Sukth; Bashkia Berat, Gjirokastër,  Peshkopi,  Elbasan, Belsh, Fier,  Lushnje,  Divjakë,  Korçë, Lezhë,  Shkodër,  Vau i Dejës, Koplik,  Vlorë, Sarandë. Rikujtohen qytetarët se riaplikimi për kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME