Categories Lajme

Situata e çdo vatre zjarri në vend, këto janë situatat

1. Zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë për shkak të erës së fortë është përhapur në drejtim të verilindjes, duke kaluar nga ana tjetër e rrugës kryesore që ndodhet në Patalej. Situata nuk paraqet rrezik për zonat e banuara, por rrezikshmëri në përhapje të perimetrit të saj në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme. Situata po ndiqet nga forcat në terren.

2. Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar. Është djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Sot zjarri është përhapur nga erërat e forta duke e bërë të rrezikshme ndërhyrjen e forcave . Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar 50 forca ushtarake dhe 2 mjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura. Gjatë ditës ka punuar edhe Helikopteri çek. Vatra e zjarrit ka përshkuar një sipërfaqe të madhe rreth 150 ha dhe djegur 90 ha me ahe, pishë, barishte dhe dushqe. Nuk ka rrezik për zona të banuara.

3.Në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, në Kukës ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit në vendin e quajtur “Laku i Mollave”. Situata vijon të mbetet kritike, pasi është e vështirë të ndërhyhet nga toka. Gjatë ditës së sotme është punuar nga ajri. Nuk rrezikohet tuneli dhe banesa.

4.Në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Situata është më e qetë, por vazhdon zjarri brenda pjesës së djegur.

5. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë. Flakët kanë përshkuar rreth 20 hektarë sipërfaqe me pyje e shkurre. Nga toka po punojnë 25 forca te armatosura dhe 35 forca te tjera zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe të njësisë administrative. Nga ajri kanë punuar dy helikopteret hollandezë. Aktualisht në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë zjarri është drejt izolimit. Po punohet në pjesën tjetër të vatrës për të vënë situatën nën kontroll. Por, pavarësisht punës së bërë ditën e sotme, për shkak të kushteve atmosferike rrezikon kalimi i zjarrit në kurorën e qytetit Pukë.

6. Sipas informacionit nga EC F.Arrëz është riaktivizuar vatra e zjarrit në Fletë, ku po punohet për izolimin e saj. Në terren janë rreth 60 punonjës të pyjeve dhe njësisë administrative që po punojnë për shuarjen dhe izolimin e tij, pavarësisht kushteve të terrenit dhe erës së fuqishme, të cilat e bëjnë të vështirë ndërhyrjen. Zjarri rrezikon të kalojë në fshatin Kryezi.

7. Një vatër zjarri është raportuar në sipërfaqe me shkurre në fshatin Martallos Lab, nj.ad Lopës në Tepelenë. Në vendngjarje forca të shërbimit zjarrfikës,bashkiake e vullnetarë.

8.Situata u përkeqësua gjatë pasdites në vatrën e zjarrit në fshatin Radat në Dropull, e cila ishte stabilizuar gjatë ditës. Situata mund të rrezikojë banesat. Policia dhe zjarrfikësit kanë marrë masat për sigurimin e banesave. Në ndihmë ka shkuar edhe FA për vënien nën kontroll të situatës.

9. Raportohet riaktivizim i vatrës edhe në pyllin e Shetaj në Durrës, ku gjithashtu po punohet nga zjarrfikësit.

10. Një vatër tjetër zjarri raportohet në fshatin Kocul, në njësinë administrative Vllahinë në bashkinë Selenicë. Zjarri nuk paraqet rrezik.

11. Një zjarr ka përfshirë një pyll me pisha në njësinë administrative Shezë në bashkinë Peqin, por pa rrezik.

12. Në zonën e Porcelanit, në Tiranë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ku po punohet nga ana e zjarrfikësve për shuarjen e tij.

13. Në lagjen Sauk i Vjetër, mbrapa Pallatit të Brigadave në Tiranë është raportuar një zjarr, për shuarjen e të cilit janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe shërbimet vendore.

14. Një zjarr është raportuar në fushën e Selenicës, në Bekovë, në ara të korrura, pa rrezik.

15. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ah, livadhe dhe kullota në fshatin Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, në Dibër. Po punohet për izolimin e tyre, pavarësisht kushteve të terrenit dhe erës së fuqishme që e bëjnë shumë të vështirë ndërhyrjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME