Categories Teknologji

Apple ka gati iPhone 13, katër versione dhe shumë të reja

Edhe pse nuk kanë kaluar veçse disa muaj nga hedhja ne treg e iPhone 12, Apple ka gati smarfonin e vet të ri. iPhone 13 pritet të vijë me katër variante: iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. kompania nuk resht së befasuari e premton sërish risi. Modeli i ri pritet të vijë me ekranet 120 Hz Pro Motion që përdorin të njëjtën teknologji si Samsung Galaxy S21.

Do të paraqitet po kështu funksioni “Alëays-On Display”, ku ora dhe bateria do të jenë edhe më të dukshme ndërsa njoftimet do të shfaqen shkurtimisht edhe pse ekrani nuk do të jetë i ndriçuar plotësisht. Ende nuk dihet nëse e gjithë kjo do të zbatohet për modelet e zakonshme, pra ato që nuk kanë prapashtesën “Pro”.

Kamera gjithashtu vjen me ndryshime të mëdha. Së pari, Apple ndoshta do të prezantojë “mënyrën automatike të astrofotografisë”, që do të ndihmojë në fotografimin e qiellit nga iPhone 13. Nga ana tjetër pritet një përmirësim i lenteve ultra të gjera, ndërsa duket se aty do të gjejmë më në fund dhe funksionin e portretit për videot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME