Categories Teknologji

Apple lëshon iOS 13.3.1 për iPhone, rregullon plot probleme

Apple po zbaton planet për të adresuar gjurmimin e vendndodhjes në iPhone 11. Me versionin e fundit iOS 13.3.1, të lëshuar të martën, Apple ka shtuar një opsion për çaktivizimin e gjurmimit të vendndodhjes nga çipi U1 Ultra Wideband. iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max kanë të gjithë këtë çip i cili verifikon nëse janë në një zonë ku ka valë “Ultra Wideband” dhe opsioni adreson një shqetësim madhor të privatësisë.  Kompania thotë se kontrollet e vendndodhjes janë strike dhe bëhen vetëm në pajisje duke mos e transferuar informacionin jashtë.

Një prej problemeve më të rëndësishme të iOS 13 që aplikohet tek iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max është ai i çipit U1. Është një mjeshtëri harduerike me të cilën iPhone duke përdorur AirDrop mund të dërgojnë të dhëna tek një iPhone 11 që gjendet pranë. Por çipi gjurmonte vazhdimisht vendndodhjen e përdoruesit edhe kur ishte çaktivizuar. Përmirësime janë aplikuar nga Apple edhe në aplikacionin Mail.

Një problem që është adresuar është ngarkimin e imazheve edhe kur përdoruesit ka vendosur të mos i ngarkojë. Gjithashtu një vonesë me editimin e fotove Deep Fusion që aplikohet në iPhone e fundit është eliminuar me iOS 13.3.1.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME