Categories Teknologji

Apple shton shitjet, por iPhone shënon rënie

Kompania amerikane për prodhimin e telefonave, Apple, ka njoftuar se ka pasur rritje të vogël të shitjeve në çerekun e dytë të këtij viti. Ndonëse shitjet e telefonave iPhone kanë rënë, kompania arriti të nxjerrë bilanc pozitiv nga të hyrat e realizuara nga shërbimet, përfshirë dyqanin e softuerëve dhe shërbimet për muzikë. Shitjet e përgjithshme u rritën për 1 për qind dhe arritën në vlerën e 53.8 miliardë dollarëve, ndërsa fitimi ra për 13 për qind në 10 miliardë dollarë. Kompania e arsyetoi këtë rënie me pakësimin e shitjeve në Kinë.

Për herë të parë që nga viti 2012, shitjet e telefonave paraqesin më pak së gjysmën e shitjeve të përgjithshme të kompanisë. Shitja e telefonave iPhone ra për 741 milionë dollarë më pak për këtë periudhë të vitit.

Shitjet e këtij lloji të telefonit në Kinë ranë 4 për qind pasi kursi i valutës e ka bërë të shtrenjtë këtë pajisje për kinezët, të cilët tashmë duhet të paguajnë më shumë për të. Kompania ka parashikuar shitje prej 61 deri 64 miliardë dollarësh për tre muajt e fundit të këtij viti, shkruan “BBC”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME