Categories Showbiz

Arbana e pyeti nëse i ka dhënë fund me Borën, Donaldi zbulon vendimin që ka marrë

Donaldi dhe Beatrix janë kthyer bashkë në dhomën e rrëfimit dhe janë pyetur për marrëdhënien e tyre. Donaldi ka thënë se nuk tallet me Beatrixën dhe është shprehur se një varëse nuk i përmirësonte gjërat me Borën.

“Asnjëherë nuk kam bërë ndonjë gjë kot. Të gjitha gjërat i kam bërë me zemër, ashtu i kam ndjerë. Një varëse në qafë… për mua. Kam bërë shumë. Është shumë kollaj të flitet si opinionist, publik, komentues. Gjërat janë më të thella se kaq. Një varëse nuk i përmirëson gjërat e mia me të. Nëse unë thashë se kam nevojë për një shenjë, do të thotë se kam nevojë që dikush të bëjë diçka për mua. Unë me këtë vajzën këtu nuk do tallem kurrë”, tha Donaldi

“Fakti që ti nuk ndan problemet e tua në një program televiziv është gjithsesi për t’u vlerësuar”, i ka thënë Arbana.

“Unë për asnjë sekond nuk kam folur për ndjenjat e këtyre se nuk e kam të drejtë ta vë në dyshim. Çdo gjë ka lindur se ka qenë i nevojshëm një sqarim dhe gjërat mund të bëheshin mirë. Me kalimin e kohës këta njerëz mund të duhen. I gjithë diskutimi është për faktin se diçka ka mbetur e pasqaruar. E rëndësishme është që njerëzit të mos lëndohen dhe të ecin përpara”, është shprehur Arbri.

Ndërkohë, i pyetur nga Arbana nëse i ka dhënë fund me Borën, Donaldi e ka konfirmuar dhe ka thënë se çdo gjë mes tyre është mbyllur. “Po. E kam thënë, kanë qenë dy tre video. Çfarë kuptohet kur unë them që jam single?”, tha Donaldi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME