Dy të dashuruarit, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj që kanë bërë kaq zhurmë në media, festojnë ditëlindjen të dy në të njëjtën ditë, 7 maj. Por këtë ditëlindje ata kanë një arsye akoma më të madhe për të gëzuar. Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen prindër. Lajmin e bën me dije vetë moderatorja e dashur, e cila s’mund të jetë më e lumtur se kaq për fëmijën që do të kurorëzojë dashurinë e tyre.
“Gëzuar ditëlindjen shpirtit tim binjak, shokut tim të ngushtë, të vetmit që ka zemrën time dhe që së shpejti do bëhet baba”, shkruan Arbana.
S’ma mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë jetë të lumtur! Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë, pas djalit të parë Jonit, që me siguri po gëzon shumë për beben që do vijë. Osmani dhe Grishaj jetojnë prej kohësh një histori të bukur, që nisi nga “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”, që siç duket i ka bërë shumë të lumtur autoren dhe regjisorin e programit aq të dashur të së shtunës.