Categories Showbiz

Xhensila rrëfehet mes lotësh: Pashë nënën të therej nga babai im se kërkoi divorcin kur une isha 6 vjeçe !

Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Bes Kallaku dhe njëkohësisht divorcin e prindërve të saj, kur ajo ishte 6 vjeçe sa është sot vajza e saj, Ajka. Xhensila tregon sekretin e dhimbshëm që ka ruajtur prej vitesh, çasti kur babai plagosi 7 herë me thikë të ëmën sepse ajo kërkoi të divorcohej nga ai. E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në sytë e Xhensilës.

“Për ironi të fatit unë kam qenë 6 vjeçe kur u ndanë prindërit e mi, sa Ajka sot. Unë e mbaj mend periudhën e divorcit të prindërve të mi. Është një periudhë e tmerrshme e jetës sime. Unë e dua shumë nënën time, por edhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që t’i jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që panë sytë e mi. Im at nuk e pranoi divorcin nga ime më. Mamaja ime ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën dorë.

E gjitha kjo ndodhi para syve të mi. Kam parë nënën time teksa therej sepse kërkoi divorcin. Edhe unë e kam ruajtur shumë këtë sekret sepse nuk dua ta lëndoj babanë. Ai është penduar shumë për atë veprim, sepse nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bënte ngaqë ishte nën efektin e alkoolit. Por nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë nuk e ndryshon asgjë në botë.

Kur babai im qe në burg, ishte bërë divorci, nëna ime më mori dhe më çoi në burg të takoj babanë. Ajo ndiente keqardhje për babanë tim, edhe pse ai e masakroi. Por kështu jemi ne femrat, mbulojmë tjetrin, falim, për hir të fëmijëve, por edhe për të pastruar shpirtin.”, tregoi Xhensila në “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Incidenti/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Rrëfimi tronditës i Alida Hiskut: Si na përdhunonin prokurorët e sigurimsat në qeli, na hidhnin kuvertën në kokë dhe…

Alida Hisku, një ndër artistet më të famshme shqiptare para viteve ’90, ka tronditur publikuan…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Djali i Gilit i shpreh dashurinë ish të dashurës së Olsi Bylykut: Fitorja ime je ti, mezi pres të t’i shoh sytë

Pasi u largua papritur nga shtëpie  BBV, Redoni ka folur për herë të parë sot…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO\ Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan: Kjo do të jetë dhoma e divës sonë

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në pritje të fëmijës së tyre të tretë?

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të njohura dhe të dashura të…

LEXO ME SHUME