Categories Lajme

EMRAT / “Sky ECC” në Greqi zbulon trafikun e drogës, arrestohen 24 persona, mes tyre 14 shqiptarë, disa prej tyre nga Vlora…

Policia greke ka zbardhur operacionin e iniciuar nga zbardhja e komunikimeve në platformat “Sky ECC” dhe “Encrochat” të zhvilluar ditën e djeshme.

Në operacionin ku morën pjesë dhe forcat speciale greke EKAM, 24 persona janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në dosjen hetimore janë të përfshirë 15 shtetas shqiptarë (njëri i vdekur), disa shtetas grekë dhe shtetas nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e 4 grupeve kriminale.

Grupet kriminale ishin të përfshira në trafik dhe shpërndarje droge marijuanë dhe kokainë dhe pastrim parash, ndërsa ndaj tyre ka akuza edhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu edhe një laborator i kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë, këto grupe trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja, kryesisht përmes mjeteve që transportonin materiale të ligjshme, shpërndanin drogë në Greqi si dhe transportonin apo pastronin paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 9.5 kg marijuanë (një pjesë e llojit SKUNK), 1450 bimë narkotike cannabis sativa, rreth 1.3 kg kokainë, 4 pistoleta, 1 cifte, 463 fishekë, 1 silenciator, 1 tytë arme, 6 krehëra, 16 thika, 2 shkopa, 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 17 lëndë poroteknike, 6 peshore, 1 grirës droge, materiale për vjedhje, 1 orë e shtrenjtë, 49 celularë, 4 lap top, 3 tableta, 1 kartë identiteti false, 1 numërues kartmonedhash, 1 hard disk, mbi 30 automjete, 7 motorra, 475.300 euro, 7.400 lekë shqiptare, 160 dollarë australianë, 2 senti ganeze, 140 slot polake, 160 dirham të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 lirë floriri.

Të dyshuarit jetonin kryesisht në banesa luksoze dhe udhëtonin me automjete të shtrënjta, me të ardhura kryesisht nga veprimtaritë e paligjshme.

Sipas policisë greke një grup kriminal drejtohej nga shqiptarët Denis Grabocka dhe Andon Salati, një tjetër drejtohej nga Aleksandër Sadikaj (i vrarë në Shqipëri në vitin 2022), një tjetër nga Aleksandro Pando ndërsa grupi i katërt nga greku Dhionisio Siountri.

Grupet kriminale:

Grupi “Grabocka – Salati”

  1. Denis Grabocka, 36 vjec nga Korca
  2. Andon Salati, 32 vjec nga Vlora
  3. Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj
  4. Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora
  5. Meriol Grabocka, 39 vjec nga Korca
  6. Andrea Salati, 65 vjec nga Vlora
  7. Kostandin Salati, 37 vjec nga Vlora
  8. Enea Pando, 35 vjec nga Vlora
  9. Ermal Loli, 37 vjec nga Tirana
  10. Armand Kola, 32 vjec

Gjithashtu anëtarë ishin edhe 9 grekë, 1 moldave, 1 gjeorgjian, 1 rus dhe 13 përdorues të paidentifikuar të “Sky ECC” dhe “Encrochat”.

  1. Grupi “Aleksandër Sadikaj”
  2. Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj
  3. Viktorio Qytyku, 30 vjec
  4. Elson Hajredini, 34 vjec

Si dhe një përdorues i paidentifikuar i aplikacionit “Sky ECC”

  1. Grupi “Aleksandro Pando”
  2. Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora
  3. Nikolla Pando, 64 vjec nga Vlora
  4. Enea Pando, 35 vjec nga Vlora

Si dhe 5 përdorues të paidentifikuar të aplikacionit “Sky ECC”, 2 prej të cilëve anëtarë edhe në grupin “Grabocka – Salati”.

1.Grupi kriminal “Dhionisiou Siountri”

Përbëhej nga 2 shtetas grekë dhe 3 të paidentifikuar.

Nën akuzën e pastrimit të parave ka rënë në pranga edhe Eglantina Pando, 57 vjeç si dhe një greke e një kinez, ndërsa një përdorues i aplikacionit “Encrochat” që kryente transport parash me sistemin “Haëala” është i paidentifikuar.

Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë për vepra të tjera penale edhe Marjus Pashaj, 28 vjeç nga Delvina dhe një shtetase greke.

SHQIPTARËT E PËRFSHIRË:

VDEKUR:

  1. Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Memaliaj

ARRESTUAR:

  1. Denis Grabocka, 36 vjeç nga Korça
  2. Meriola Grabocka, 39 vjeç nga Korça
  3. Andon Salati, 32 vjec nga Vlora
  4. Kostandin Salati, 37 vjeç nga Vlora
  5. Andrea Salati, 65 vjeç nga Vlora
  6. Enea Pando, 35 vjeç nga Vlora
  7. Aleksandro Pando, 30 vjeç nga Vlora
  8. Nikolla Pando, 64 vjec nga Vlora
  9. Englantina Pando, 57 vjeç
  10. Ermal Loli, 37 vjeç nga Tirana
  11. Armand Kola, 32 vjeç
  12. Marjus Pashaj, 28 vjec nga Vergo, Delvinë

NË KËRKIM

  1. Elson Hajredini, 34 vjeç
  2. Viktorio Qytyku, 30 vjeç

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosja e policit, shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshuar për plagosjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se Policia favorizoi ndërtimin pa leje të beach barit, IKMT e Sarandës vijon me shembjen

Pasi kupola e Policisë së Sarandës u shkri nën dyshimet se u korruptua për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nisin hetimet/ Tentojnë të djegin mbi 20 mjete të rënda në Akërni, shkrumbohet një fadromë. Policia në kërkim të autorëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e hidrovorit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME