Categories Showbiz

Arbana tregon se për çfarë pëlqen më shumë tek Eduardi

Prej ditësh Donaldi ka shfaqur dëshirën e tij për të intervistuar moderatoren Arbana Osmani. Në këtë puntatë speciale moderatorja ka pranuar që t’ja plotësojë atij këtë kërkesë. Donald Veshaj pati mundësinë të dilte nga shtëpia, për ta shijuar këtë moment në skenën gjigande të ‘’Big Brother Vip’’.

E pyetur nga Donaldi, Arbana Osmani u ndal edhe tek marrëdhënia e saj me regjisorin Eduard Grishaj. Moderatorja tregoi se çfarë i pëlqen më së shumi tek partneri i saj, për çfarë e kritikon ai dhe se kush do ta rrëmbente fitoren nëse të dy do të ishin finalistë të ”Big Brother Vip”

Pjesë nga intervista:

Çfarë të pëlqen tek Eduardi?

Çfarë nuk më pëlqen, ai i pëlqen të gjithëve, është njeri i rrallë. Nuk ka asgjë që s’më pëlqen tek Eduardi.

Për çfarë të kritikon më shumë Edi?

Ja një gjë që s’më pëlqen tek Edi. Edi mendon që unë jam e parregullt, neglizhente për gjobat që marr kur parkoj keq. Në fakt nuk duhet të mërzitet sepse unë i paguaj ato (qesh).

Nëse do të ishit banorë të ‘’Big Brother Vip’’ dhe të dy shkoni në finale, kush do ta fitonte? Mendoj që unë do të isha më e lezeçme por do ta fitonte ai.

”Ti Arbana flet shpesh për grupime në shtëpi, po ti vetë me cilin grup je?,- e pyeti Donaldi.

”Unë jam me produksionin, nuk jam me asnjë grup. Jam me grupin e produksionit.”,- u përgjigj Arbana duke përmbyllur kështu intervistën disa minutëshe.

E pyetur nga Donaldi, Arbana Osmani ka treguar se cila nga arritjet e ka bërë të ndihet krenare.

”Para disa kohësh  isha duke ndjekur nje ligjeratatë ku një 90-vjeçar pyetej për sekretin e lumturisë. Përgjigja e tij është gjithashtu sekreti im i lumturisë. Unë përpiqem gjithmonë të kem marrëdhënie shumë korrekte, me njerëzit e dashur edhe me ata që punoj. Përpiqem të jem shumë e drejtë dhe të jap shumë dashuri dhe të mundem t’i shikoj gjithmonë në sy në çdo moment të jetë”,- u përgjigj ajo. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Amos Zaharia flet për divorcin e motrës së tij nga Princi Leka

Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ikën Buçko, vjen Robert Aliaj, sfidë e fortë mes Florjan Agalliut dhe Valer Kolnikajt pas televotimit

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ja kë sheh fitues ish-banorja, një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Mes aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin…

Erjola Doçi pas aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Reomeon dhe pas daljes së…

LEXO ME SHUME