Categories Lajme

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar, Policia shkresë SPAK-ut

Policia e Shtetit i është përgjigjur me anë të një shkresë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me ekzekutimin masën së sigurisë “arrest në burg ” për Arben Ahmetajn.

Pas verifikimeve në sistemin Tims dhe kontrolleve të banesave, policia i është shprehur SPAK-ut për pamundësinë e ekzekutimit të masës ndaj ish-numrit dy të qeverisë. Në këtë kushte hetuesit e SPAK i kanë dërguar kërkesë Interpol Tiranës për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-ministrin.

Autoritetet shqiptare ende nuk e dinë me saktësi vendndodhjen e Arben Ahmetajt edhe pse ka dyshime se ai mund të fshihet në Britaninë e Madhe, ku media të ndryshme kanë raportuar se ndodhej për të takuar vajzën e tij.

SPAK kërkoi arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME