Categories Lajme

Arbenita dhe Fero bëhen prindër për herë të parë

Arbenita dhe Fero janë zyrtarisht prindër! Pritjes së ëmbël i ka ardhur fund dhe në mëngjesin e sotëm Arbenita ka sjellë në jetë një vajzë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen. Imazhin e saj ajo e ka mbuluar me figurën e një zemre, për të ruajtur privatësinë e vajzës së porsalindur. “24.04”, ka shkruar Arbenita përkrah fotos, duke zbuluar kështu ditën e ardhjes në jetë të vajzës.

Modelja nuk ka treguar të tjera detaje, si për shembull emri i vajzës apo si shkoi lindja për të. Vetëm pak ditë para se vogëlushja të vinte në jetë, Arbenita dhe Fero rrëfyen ndjesitë e tyre të para si prindër. Fero tregoi se në fillim nuk e kishte besuar lajmin e shtatzënisë së Arbenitës, por me kalimin e kohës është mësuar me këtë fakt. Ndërsa Arbenita tha se në fillim të shtatzënisë kishte pak komplikacione si gjithë gratë, por më pas gjithçka kaloi.

“Po e kaloj shumë mirë si periudhë. Në fillim kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam humbur pak peshë, por në trisemestrin e tretë gjithçka është në rregull, tashmë po presim vetëm të vijë dita. Është shumë ndjenjë e veçantë, por dua të përjetojë atë momentin kur të lindë dhe ta kem në krahë se ai është moment i paharruar në jetë”, tha modelja. Sa i përket të ardhmes së tyre, Fero tha se ai ka dëshirë të jetojë në Kosovë, por Gjermania është një vend më i sigurt për të qëndruar, sidomos për vajzën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Një 67-vjeçar i identifikuar, Lumturim Qerimi është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Ai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Aksidenti tragjik, makina u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar

Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME