Categories Lajme

Giuffredi: Hysaj lojtar i klasit të parë, meriton një klub të madh

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi është rikthyer të flasë për mbrojtësin kuqezi, duke e cilësuar si një nga më të mirët në sfidën që Napoli fitoi me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Lazios të enjten në mbrëmje. “Hysaj ka qenë mjaft i rëndësishëm për napolin në fitoren ndaj Lazios. Ai rikuperim fantastik i topit ndaj Lazzarit dhe më pas nisja e aksionit të golit bënë që vendasit të hidhnin bazat e fitores së ndeshjes”, deklaroi Giuffredi.

Kontrata e Hysajt me Napolin përfundon në fund të këtij sezoni dhe bisedimet për rinovim janë ndërprerë, ndërsa Giuffredi flet me superlativa për mbrojtësin shkodran dhe pranon se po negocion me 4-5 skuadra të një niveli të lartë. “Është një lojtar i dorës së parë dhe meriton të luajë në një klub të dorës së parë. Jemi në negociata me 4-5 klube, tre prej të cilave italiane, megjithatë vetëm në fund të sezonit do të mund të zbulohet e ardhmja e tij”, deklaroi menaxheri italian. Elseid Hysaj po mbyll sezonin e tij të 6 me fanellën e Napolit, ku u transferua verën e 2015-ës bashkë me trajnerin Maurizio Sarri nga Empoli, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka luajtur 219 ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Një 67-vjeçar i identifikuar, Lumturim Qerimi është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Ai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Aksidenti tragjik, makina u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar

Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME