Categories Sport

Agjenti i Hysaj konfirmon se po bisedon me 4-5 skuadra

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi është rikthyer të flasë për mbrojtësin kuqezi. Ai e ka cilësuar shqiptarin si një nga më të mirët në sfidën që Napoli fitoi me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Lazios të enjten në mbrëmje.

Giuffredi foli edhe për kontratën e Hysajt me Napolin që përfundon në fund të këtij sezoni dhe bisedimet për rinovim janë ndërprerë.

Ai konfirmoi se po negocion me 4-5 skuadra të një niveli të lartë. “Hysaj ka qenë mjaft i rëndësishëm për Napolin në fitoren ndaj Lazios. Ai rikuperim fantastik i topit ndaj Lazzarit dhe më pas nisja e aksionit të golit bënë që vendasit të hidhnin bazat e fitores së ndeshjes”, deklaroi Giuffredi.

“Është një lojtar i dorës së parë dhe meriton të luajë në një klub të dorës së parë. Jemi në negociata me 4-5 klube, tre prej të cilave italiane, megjithatë vetëm në fund të sezonit do të mund të zbulohet e ardhmja e tij”. Elseid Hysaj po mbyll sezonin e tij të 6 me fanellën e Napolit, ku u transferua verën e 2015-ës bashkë me trajnerin Maurizio Sarri nga Empoli, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka luajtur 219 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME