Categories Lajme

Ardhja e afganëve/ Qytetari: Sillesh sikur e ke pronë Shqipërinë! Rama: Kam autorizim nga populli për të marrë vendime!

Lajmi se Shqipëria do të strehojë disa qindra afganë të cilët po arratisen nga talebanët, të frikësuar për jetën, ka bërë mjaft bujë dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Ka edhe nga ata, që nuk janë dakord që Shqipëria të shërbejnë si vend tranzit për të larguarit afganë, kryesisht persona që kanë bashkëpunuar me SHBA-të dhe komunitetin ndërkombëtar, jetët e të cilëve, janë sot në rrezik iminent.

Këtyre personave, duket se kryeministri Rama ka vendosur t’u përgjigjet vetë në rrjetet sociale. Një qytetar e ka kritikuar në Facebook dhe Rama i ka kthyer përgjigje.

‘O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh çliruar ti kete vend ,dhe po e përdor sikur te jete prone e jotja, nuk jam kundra emigranteve po jam kundra sjelljes Tane ,te duket vetja se je baba i gjithe kombit dhe i merr vendimet vete pa e diskutu me njeri ,mos harro se nuk ashte pron e jotja Shqiperia, kan luftu te tjere, ti e gjete gati prandaj cdo vendim qe ka te beje me te ardhmen e shqiptareve mos e merr me koken tane’, shkruan Qemal Pirra.

Kryeministri nga ana e tij është kundërpërgjigjur “flakë për flakë”, por duke pretenduar se për këtë vendim ka autorizim nga populli. Qemal Pirra jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit qe na dha per te treten here besimin qe te bejme pikerisht kete, te marrim vendime e te bejme me te miren per Shqiperine!’, shkruan Rama.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME