Categories Lajme

Ardi Veliu inspekton në terren zbatimin e masave anti-Covid: Kontrolloni territorin!

“Zero tolerancë”, kështu është shprehur drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë inspektimit në terren për zbatimin e masave anti-Covid në Vlorë dhe të masave shtesë të marra për të garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë sezonit turistik.

Drejtor Veliu ka kontaktuar dhe ka biseduar me shërbimet në terren. Gjatë bisedës me ta, ka inkurajuar shërbimet policore të veprojnë në terren me zero tolerancë, jo vetëm për zhurmat, muzikën dhe respektimin e orarit të muzikës, orës policore dhe mbylljes së lokaleve, por ndaj çdo paligjshmërie e çfarëdolloj përmase qoftë ajo.

Drejtori i Përgjithshëm iu ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike.

“Nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve, në rast se ju veproni me zero tolerancë. Mos u stepni nga asnjë telefonatë, zbatoni ligjin me një standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët e lokaleve. Kontrolloni në mënyrë permanente territorin dhe shërbejuni me përkushtim dhe etikë qytetarëve. Ndihmoni pushuesit sa herë që kanë nevojë për ndihmën policore duke reaguar në kohë dhe do të keni gjithë mbështetjen e drejtuesve tuaj, por edhe timen”, – theksoi ai.

Më pas, Veliu ka inspektuar lokalet përgjatë Lungomares dhe gjithë vijës bregdetare, ku është konstatuar respektim i orarit të ndalimit të muzikës në orën 23:00 dhe i mbylljes së lokaleve në 24:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME