Categories Lajme

Ardi Veliu: Qëndroni larg plazheve në Vlorë dhe kudo

Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar zonat ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën. Gjatë inspektimit, Veliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg plazheve deri në një njoftim të dytë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte i shoqëruar nga drejtori vendor i Policisë Gjirokastër Perlat Vatoci dhe shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë Syrja Bello.

Veliu: Pas inspektimit të pikave të kontrollit që do të vendosen midis qyteteve të Tepelenës dhe Mallakastrës dhe në Llogara, aktualisht jemi në qytetin e Sarandës për të inspektuar punën që po bëhet në terren në zonën e gjelbërt tashmë të bërë publike. Për të gjithë qytetarët e kësaj zone, kjo mundësi për të lëvizur lirshëm midis fashave për moshën e tretë nga ora 06:00 deri në orën 08:30 dhe nga ora 09:30 deri në orën 17:30 për pjesën tjetër të popullsisë është një mundësi që nuk duhet keqpërdorur, por duhet shfrytëzuar duke respektuar të gjitha normat e sjelljes dhe detyrimet të cilat janë përcaktuar tashmë përsa i përket distancimit social, por edhe përsa i përket pjesës tjetër të mënyrës së lëvizjes, të cilët nuk duhet të jenë jo më shumë se dy persona apo mosfrekuentimit të parqeve, lokaleve e vendeve publike.

Veliu tha se kjo mundësi e dhënë, përveç ndërgjegjësimit të qytetarëve do të pasohet me kontrolle dhe monitorime të cilat do t’i bëjë Policia e Shtetit dhe do të pasohen në rast se do të konstatohen, me masa administrative gjobë, njëkohësisht duke u implementuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal, pas hyrjes në fuqi. Kreu i Policisë së Shtetit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të zonave të gjelbërta që të jenë të kujdesshëm, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë në maksimum të gjitha këto detyrime, me qëllim që kjo situatë stabël tashmë në këto zona të gjelbërta të jetë edhe në vazhdimësi, duke u dhënë mundësi edhe zonave të tjera pastaj që të implementojnë si në këtë fushë.

Veliu: Gjithashtu, për Sarandën dhe për zonën e Himarës dhe për gjithë zonën e bregdetit, duke qënë se janë zona të cilat lagen nga deti dhe do të jenë një mundësi për t’u shfrytëzuar nga pushuesit për të hyrë në det, bëj me dije se këto veprime janë veprime totalisht të ndaluara dhe nuk do të tolerohen në asnjë moment nga Policia e Shtetit, prandaj gjej një mundësi t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të mos kenë absolutisht asnjë tendencë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet. Po kështu, për të parandaluar këtë mundësi, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli, e cila do të bëjë të mundur që asnjë nga qytetarët e Gjirokastrës apo të zonës së gjelbërt në qarkun e Gjirokastrës të mos vijnë në Sarandë për të frekuentuar qoftë këtë zonë, por edhe për ta parë si mundësi për të hyrë në det.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitet banesa e dy shtetaseve të huaja në Vlorë

Dy persona nga Vlora, 39 dhe 41 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Katedralja Notre Dame rikthehet në normalitet 5 vite pas rënies së zjarrit!

Katedralja Notre Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna, shpëtohet i moshuari në Shkodër

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi makabër/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Athinë

Vrasja makabre e 32-vjecares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi tronditi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Bypass-in e Fierit, automjeti tip “BMW” del nga rruga, vdes pasagjeri, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune nę Byppass- in e…

LEXO ME SHUME